BOTA, 30 Tetor 2024, 14:19

Ushtria ruse sulm në Kiev, disa të plagosur, përfshirë një fëmijë

Ushtria ruse sulm në Kiev, disa të plagosur, përfshirë

“Një zjarr shpërtheu në disa banesa në një ndërtesë shumëkatëshe banimi. 18 njerëz u evokuan nga ndërtesa; 9 njerëz u plagosën, përfshirë një fëmijë”, thanë autoritetet.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 33 prej 62 dronëve që Rusia i lëshoi në drejtim të 10 rajone ukrainase, Kiev, Çerkasi, Hmelnitski, Harkiv, Zaporizhja, Donjeck, Dnipropetrovsk, Sumi, Çernihiv dhe Poltava, tha Forca Ajrore e Ukrainës.

Një ditë më parë, bombardimet ruse vranë katër në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL