BOTA, 22 Tetor 2023, 15:55

Ushtria izraelite: Të paktën 212 pengje janë ende në duart e Hamasit

Ushtria izraelite: Të paktën 212 pengje janë ende në duart e

Forcat ushtarake izraelite kanë përditësuar numrin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Sipas një njoftimi zyrtar të ushtrisë, të paktën 212 pengje janë ende në duart e Hamasit.

Katari ndërmjetësoi bisedimet që çuan në lirimin e pengjeve amerikane, Judith Raanan dhe vajzës së saj Natalie Raanan. Grupi militant pretendoi se kishte ndërmend të lironte dy pengje të tjera për “arsye humanitare”, por Izraeli “refuzoi t’i pranonte ata”.

Abu Ubaida, zëdhënës i Brigadave Izz el Deen al Qassam, tha në një deklaratë se e informoi Katarin të premten për qëllimet e tij. Ai nuk shpjegoi pse Izraeli gjoja refuzoi robërit dhe nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Izraeli.