TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli ka kërkuar evakuimin e 20 spitaleve në veri të Rripit të Gazës, gjashtë prej të cilave tashmë janë evakuuar, ka thënë sot një zyrtar izraelit i sigurisë. “Katër spitale refuzuan urdhrat e evakuimit, ndërsa pjesa tjetër janë në proces evakuimi”, ka thënë zyrtari i paidentifikuar për Korporatën Izraelite të Transmetimeve.
Zyrtari ka pohuar se “rreth 30.000 palestinezë erdhën në strehimoret përreth Spitalit Shifa për të vepruar si mburoja njerëzore”. OKB-ja dhe institucionet ndërkombëtare kanë thënë gjatë ditëve të fundit se ka një krizë humanitare në Rripin e Gazës si rezultat i bombardimeve dhe rrethimit izraelit në Gaza.
Megjithatë, zyrtari izraelit ka thënë: “Nuk ka krizë humanitare në Gaza”. “Deri më tani, 700.000 qytetarë janë evakuuar nga veriu i Rripit të Gazës në Luginën jugore të Gazës”, ka deklaruar ai. Izraeli u kishte kërkuar rreth 1,1 milionë palestinezëve në veri të Rripit të Gazës që të evakuonin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në jug.