TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ruse nuk ndalin sulmet ndaj Ukrainës. Një sulm me raketa në një kompani në Kharkiv ka shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 14 të plagosur, sipas guvernatorit rajonal Oleh Sinekhubov.
Gjatë sulmit me raketa në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, u goditën objektet e kompanisë private Nova Poshta, tha guvernatori i Kharkiv në një postim në platformën Telegram.
Duke denoncuar goditjen ndaj infrastrukturës civile, Sinekhubov theksoi: “Rusët kanë përhapur edhe një herë terror në popullatën paqësore të Kharkiv”.
Pamjet nga skena e sulmit tregojnë një ndërtesë me xhama të thyer dhe rrënoja.