BOTA, 1 Prill 2022, 20:10

Ukraina rimerr qytetin Bucha afër Kievit, kryebashkiaku: Do të hyjë në histori si dita e çlirimit nga rusët

Ukraina rimerr qytetin Bucha afër Kievit, kryebashkiaku: Do të

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Bucha, afër kryeqytetit Kiev. Sipas kryebashkiakut të këtij qyteti  Anatolii Fedoruk, 31 marsi do të hyjë në histori si dita e çlirimit të Buchas.

“31 Marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë… si dita e çlirimit të tij nga (forcat) ruse,” tha kryebashkiaku në një video të premten, e cila duket se është filmuar jashtë bashkisë së Bucha.

Këtë javë Rusia u zotua të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv në Ukrainën veriore.

Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar Rusinë në një numër zonash pranë Kievit dhe më gjerë – siç tregohet edhe nga harta.

Ukraina rimerr qytetin Bucha afër Kievit, kryebashkiaku: Do të