TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës po zhvillojnë një luftë psikologjike mbi presidentin Putin në lidhje me informacionet që po servirin për Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po pikturojnë një pamje të një ushtrie ruse të rrënuar, të demoralizuar dhe jofunksionale duke marrë humbje katastrofike në fushën e betejës dhe në të njëjtën kohë po krijojnë një vizion të tensionit politik në rritje brenda Kremlinit. Ata pretendojnë se lideri rus është i izoluar, i këshilluar keq dhe i mungon inteligjenca e vërtetë se sa keq po shkon lufta.
Qeveritë perëndimore po e pengojnë Putinin të përcaktojë narrativën e luftës, ashtu siç bënë përpara fillimit të saj, kur inteligjenca e tyre e deklasifikuar e quajti me saktësi një pushtim atë që po ndërmerrte presidenti rus në Ukrainë.
Është një pozicion i vështirë për një udhëheqës rus, i cili shpesh ka vendosur të zhvillojë vetë një luftë informacioni ndaj kundërshtarëve të tij, veçanërisht gjatë ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por dhe në Evropë.
Detajet e jashtëzakonshme të vlerësimeve të inteligjencës perëndimore duhet të jenë veçanërisht tronditëse dhe të turpshme për Putinin, një ish oficer i KGB-së dhe shef i inteligjencës.
Gatishmëria e qeverive perëndimore për të qenë kaq të hapura për publikun, për atë që po shohin brenda Ukrainës dhe Moskës, ka habitur edhe disa spiunë veteranë.
“Kjo i bën profesionistët e inteligjencës, madje edhe ish-profesionistë si unë, nervozë, sepse, natyrisht, është kaq e rrënjosur tek ne për të mbrojtur burimet dhe metodat,” tha të enjten ish-shefi i operacioneve ruse për CIA-n,Steve Hall.
Përpjekja për ta portretizuar luftën në Ukrainë si një katastrofë për Rusinë po vjen në një moment kur zyrtarët perëndimorë po i hedhin poshtë pretendimet e Moskës se po deskalon konfliktin në Kiev dhe gjetkë. Në vend të kësaj, ata thonë se forcat e Putinit po “ripozicionohen”, ndoshta për një sulm të intensifikuar në rajonet lindore të Ukrainës, ku Moska ka goditur civilët dhe rrafshon qytetet. Një taktikë e tillë mund të projektohet për të bashkuar zonat e kontrolluara nga Rusia me Krimenë, të cilën Putin e kapi në vitin 2014, dhe për t’i dhënë Moskës një korridor të drejtpërdrejtë në Detin e Zi përmes Ukrainës.
I gjithë qëllimi i inteligjencës perëndimore për të dhënë pa filtra atë që po ndodh në Ukrainë bëhet me qëllimin për të minuar presidentin Putin dhe për të krijuar përçarje në Kremlin.