TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mori pjesë në Samitin e sotëm të Ukrainës në Paris, tha se shpreson që në samitin e ardhshëm të ketë të pranishëm në samit një delegacion amerikan. Meloni nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA- të për t’i dhënë fund konfliktit.
“Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë pjesë në konferencën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Melonit. Kryeministrja italiane përsëriti qëndrimin se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë.
Për kryeministren italiane tha se është gjithashtu “e rëndësishme” shtrirja e armëpushimit të pjesshëm në infrastrukturën civile, si shkollat dhe spitalet, me qëllimin përfundimtar për një armëpushim të plotë në Ukrainë”. Në këtë kontekst, Meloni tha se “Kombet e Bashkuara mund të luajnë një rol”. Aleatët evropianë të Ukrainës kundërshtuan sot njëzëri heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.