TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një këshilltar i Presidencës ukrainase tha sot se marrja e kontrollit të Kievit është ende prioritet i qartë për Rusinë, por përpjekja për ta bërë këtë do të ishte “vetëvrasje” për Moskën.
Oleksiy Arestovych shtoi se konflikti mund të përfundojë brenda dy deri në tre javë.
Rusia ende nuk ka depërtuar në kryeqytetin ukrainas, pavarësisht bombardimeve të rënda të vërejtura brenda dhe përreth qytetit që nga fillimi i konfliktit gati katër javë më parë.
Ukraina pretendon se Moska ka pësuar humbje të mëdha në luftë deri më tani, me rreth 15,000 trupa dhe qindra tanke që dyshohet se janë shkatërruar ndërsa konflikti vazhdon.
Kuptohet se Rusia është detyruar të ndalojë avancimin në Ukrainë disa herë ndërsa priste furnizime dhe përforcime.