TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë udhëtuar në Ukrainë me një mision për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky thonë raportet e inteligjencës ukrainase.
Objektivat e mercenarëve rusë janë edhe kryeministri ukrainas dhe shefi i shtabit, shkruan Daily Mail.
Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se presidenti rus është ai që urdhëroi personalisht mercenarët e organizatës private “Wagner” për të vrarë liderin e Ukrainës.
Publikisht, megjithatë, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk është “shqetësuar” nga prania e Zelensky dhe se qëllimi i tij nuk është të përmbysë qeverinë e tij.
Kremlini ka mohuar prej kohësh lidhjet me grupin Wagner, një grup mercenar prej 600 vetësh i vendosur në mbarë botën.
Raportet kanë pretenduar prej kohësh se ky grup mercenarësh është ushtria private personale e presidentit rus.
Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin.
Dei më sot ka pasur më shumë se 12 tentativa të dështuara për atentat kundër Zelenskyt, që nga fillimi i luftës.
“Mercenarët rusë kanë në duart e tyre një listë me 24 emra” të cilët duhet të vriten: Presidentin e Ukrainës, Kryeministrin, Shefin e Shtabit, Kabinetin, Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, si dhe vëllain e tij”, shkruan Daily Mail.