TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe nuk do të ndalet, por do të sulmojë vendet e tjera”, ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Alexei Reznikov.
Gjatë një vizitë zyrtare të zhvilluar në Londër, ndërsa është takuar edhe me homologun e tij britanik Ben Wallace, ai tha se që nga fillimi i pushtimi janë vrarë 150 fëmijë dhe më shumë se 400 shkolla e kopshte, si dhe më shumë se 110 spitale janë shkatërruar.
“Kjo është arsyeja përse ne duhet ta ndalojmë Kremlinin, sepse nëse nuk e bëjmë do të sulmojë vendet e tjera”, tha ndër të tjera Reznikov.