BOTA, 21 Mars 2022, 17:04

Eksod masiv, 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës

Eksod masiv, 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e

Që prej nisjes së luftimeve Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Një pjesë e madhe është zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër është larguar në vende të tjera të botës, ka deklaruar agjencia e migracionit e OKB-së.

“Shkalla e vuajtjes njerëzore dhe shpërngulja e detyruar për shkak të luftës tejkalon çdo planifikim të skenarit më të keq,” tha Antonio Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Shifrat nga UNHCR sugjerojnë se 3.3 milionë fëmijë janë zhvendosur brenda Ukrainës, ndërsa 1.6 milionë kanë ikur jashtë vendit.