BOTA, 29 Mars 2022, 16:50

Ukraina: Kemi vrarë mbi 17 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës, shkatërruam mijëra mjete

Ukraina: Kemi vrarë mbi 17 mijë ushtarë rusë që nga

Ukraina ka bërë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 17,200 trupa ruse janë vrarë dhe 1,710 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë shkatërruar përfshijnë, 127 avionë, 129 helikopterë, 597 tanke dhe 1,178 automjete.

NATO vlerëson se deri në 15,000 trupa ruse janë vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj, shkruan Sky News.

Megjithatë, në fund të javës së kaluar, Rusia pretendoi se më shumë se 1300 ushtarë të saj kishin vdekur.