BOTA, 3 Korrik 2022, 13:35

Ukraina hedh poshtë pretendimin e Rusisë për marrjen nën kontroll të Lysychansk

Ukraina hedh poshtë pretendimin e Rusisë për marrjen nën

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Yuriy Sak, ka hedhur poshtë deklaratën e Rusisë, e cila njoftoi më herët se mori nën kontroll të plotë Lysychansk.

Në një intervistë për BBC zyrtari ukrainas tha se Lysychansk nuk është nën “kontrollin e plotë” të forcave ruse, pavarësisht pretendimeve të Moskës se qyteti ka rënë.

Por ai shtoi se situata në qytet ka qenë “shumë intensive për një kohë të gjatë” me forcat tokësore ruse që “sulmojnë qytetin pa pushim”.

“Për ukrainasit, vlera e jetës njerëzore është një përparësi kryesore, kështu që ndonjëherë ne mund të tërhiqemi nga zona të caktuara në mënyrë që t’i rimarrim ato në të ardhmen,” shtoi ai.