TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për përdorimin e taktikave “gjenocidale” të ngjashme me ato të liderit sovjetik Joseph Stalin, si dhe për përpjekjen për të “eliminuar” kombin ukrainas.
Deklartata vijnë në ditën e përkujtimit të asaj që njihet si “Holodomor”, “vdekja nga uria”- e cila është cilësuar nga historiani i Universitetit të Yale, Timothy Snyder si një “vrasje masive e paramenduar qartë”.
Kievi ka përkujtuar 90-vjetorin e një zie buke që vrau miliona ukrainas në dimrin e viteve 1932-1933.
Në nëntor 1932, Stalini dërgoi policinë për të sekuestruar të gjithë drithërat dhe bagëtinë nga fermat e reja të kolektivizuara ukrainase, duke përfshirë farat e nevojshme për mbjelljen e kulturave të ardhshme.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, ministria e jashtme e Ukrainës tha: “Në 90-vjetorin e Holodomorit 1932-1933 në Ukrainë, lufta gjenocidale e agresionit të Rusisë ndjek të njëjtin qëllim si gjatë gjenocidit: eliminimin e kombit ukrainas”.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy, duke iu referuar sulmeve ruse në infrastrukturën ukrainase, tha: “Dikur donin të na shkatërronin me uri – tani, me errësirë dhe të ftohtë.
“Ne nuk mund të thyhemi”, shtoi ai.