Dhjetëra njerëz janë vrarë në Kherson që nga 9 nëntori, kur trupat ruse u tërhoqën, ka deklaruar sot shefi i Policisë Kombëtare Ihor Klymenko, i cili tha se numri i saktë ishte 32, qytetarë të cilët u vranë kryesisht në sulmet me raketa.
Më 24 nëntor, trupat ruse lëshuan 17 raketa në qytet, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 21.
Klymenko shtoi se shtatë departamente policie kishin rifilluar punën e tyre në territoret e çliruara të Khersonit, katër prej tyre në qytet, ndërsa forcat përkatëse kanë siguruar 450 hektarë tokë në rajon dhe kanë hequr të paktën 3,500 mina ruse.