TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se gjashtë milionë familje në Ukrainë mbeten në errësirë për shkak të ndërprerjeve të energjisë sot, dy ditë pas sulmeve masive ruse në vend. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Sonte ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë në shumicën e zonave dhe në Kiev. Më shumë se gjashtë milionë familje në total”, ndërsa të mërkurën, ditën e bombardimeve, gati 12 milionë mbetën pa energji,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Zonat më të goditura janë Kievi, me rreth 600,000 familje pa energji elektrike sonte, dhe rajoni i tij, si dhe rajonet Odesa, Lviv, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk. Zelensky u bëri thirrje ukrainasve që të kursejnë energjinë në zonat ku është rikthyer energjia elektrike.
Strategjia e Moskës për bombardimin e infrastrukturës energjetike u përshkrua si një “krim kundër njerëzimit” nga presidenti ukrainas, i cili më herët sot vizitoi Vyshgorod-in, një qytet në veri të Kievit, ku gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën të mërkurën.