TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i sapo zgjedhur i Polonisë, Donald Tusk thotë se qeveria e tij do të respektojë kushtetutën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se “kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat, polakët nuk dorëzohen kurrë”.
Ai shprehet se qeveria e tij do të punojë për të mirën e Atdheun dhe prosperitetin e qytetarëve.
“Jam i prekur, ky është një moment i veçantë për mua. Mijëra polakë e prisnin këtë ditë. Ditën kur vendimi i tyre i 15 tetorit u bë fakt.
Kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat, polakët nuk dorëzohen kurrë. Edhe kur situata duket e pashpresë. Dhe ky besim qytetar ka treguar forcën e tij.
Faleminderit dhe betohem se qeveria ime e re do të respektojë Kushtetutën, të gjitha të drejtat dhe detyra e saj më e rëndësishme do të jetë e mira e Atdheut dhe prosperiteti i qytetarëve”, shkruan Tusk.