BOTA, 13 Dhjetor 2023, 11:26

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të kërkuar armëpushim, Hamasi mirëpret rezultatin: Izraeli duhet të ndalojë agresionin!

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese

Mbrëmë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Ndërsa rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, ajo tregon pikëpamjen e botës për konfliktin.

Hamasi e ka mirëpritur rezultatin dhe i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Izraelit që t’i përmbahet atij.

Një deklaratë e lëshuar nga një zyrtar i lartë i grupit militant, Izzat al Risheq, tha se Izraeli duhet të “ndalojë agresionin, gjenocidin dhe spastrimin etnik kundër popullit tonë”.

Më shumë se tre të katërtat e asamblesë prej 193 anëtarësh mbështetën thirrjen për armëpushim, me 23 abstenime (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) dhe 10 vota kundër.

SHBA dhe Izraeli, të cilët argumentojnë se një armëpushim i sjell përfitim vetëm Hamasit, votuan kundër masës së bashku me tetë vende të tjera.

Ja cilat janë vendet që votuan kundër:

Austria

Çekia

Guatemala

Izraeli

Liberia

Mikronezi

Nauru

Papua Guinea e Re

Paraguaj

Shtetet e Bashkuara

Listav e atyre që abstenuan:

Argjentina

Bullgaria

Cabo Verde

Kamerun

Guinea Ekuatoriale

Gjeorgjia

Gjermania

Hungaria

Italia

Lituania

Malavi

Ishujt Marshall

Holanda

Palau

Panamaja

Rumania

Sllovakia

Sudani i Jugut

Togo

Tonga

Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar

Uruguai.