TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalni lëshuan alarmin, duke thënë se as ata dhe as avokatët e politikanit nuk kanë dëgjuar prej tij prej gjashtë ditësh.
Navalni, i cili po vuan një dënim me 19 vite burg lidhur me akuzat për ekstremizëm, duhej të paraqitej në gjykatë të hënën me video lidhje, por kjo nuk ndodhi, tha zëdhënësja Kira Yarmysh. Ajo tha se zyrtarët e burgut thanë se lidhja me video nuk ishte e mundur për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me Navalny, sipas zonjës Yarmysh.
"Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të", shkroi Yarmysh në platformën X.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se nuk ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
"Jemi shumë të shqetësuar për mirëqenien e zotit Navalni pas njoftimit të avokatëve të tij se nuk kanë kontaktuar me të që gati një javë dhe pasi që nuk doli para gjyqit sot siç ishte planifikuar," deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.