BOTA, 12 Dhjetor 2023, 19:08

“Duhet të ndryshojnë qasjen”, Biden kritika Izraelit: Po humbasin mbështetjen e ndërkombëtarëve sepse…

“Duhet të ndryshojnë qasjen”, Biden kritika Izraelit: Po

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar gjatë një konference sot se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar pasi po vazhdon fushatën masive të bombardimeve brenda Gazës.

“Ata kanë filluar ta humbin mbështetjen,” tha Biden, ndërsa shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qasjen e tij të ashpër, e cila është kritikuar gjerësisht në skenën ndërkombëtare, veçanërisht nga shtetet arabe.