BOTA, 10 Shkurt 2023, 13:24

"U luta shumë, e humbëm"/ Flet babai që nuk lëshonte dorën e të bijës 15-vjeçare të mbetur nën rrënoja

"U luta shumë, e humbëm"/ Flet babai që nuk
Mesut Hançer mban dorën e të bijës së vdekur, Irmak

Babai, i cili nuk ia lëshoi dorën vajzës së tij, e cila ishte nën rrënoja dhe më pas humbi jetën në qytetin e Kahramanmaras, ka folur për gazetën gjermane Bild.

Mesut Hançer, 49 vjeç është shprehur se ka gërrmuar rrënojat me duar, por sërish nuk ka arriti ta shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare, Irmak.

“U luta shumë, fatkeqësisht nuk ndodhi, e humbëm”, tha ai.

Fotografia e babait, i cili kishte veshur një xhaketë portokalli me një dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, pati një ndikim të madh në Turqi.