TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia ka bllokuar kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi, sipas një njoftimi të presidentit të Ukrainës Vlodomyr Zelensky, në Twitter.
“Falenderoj mikun tim zotin President të Turqisë Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli i Ukrainës nuk do ta harrojë kurrë këtë”, shkruan Zelensky.
I thank my friend Mr. President of ???????? @RTErdogan and the people of ???????? for their strong support. The ban on the passage of ???????? warships to the Black Sea and significant military and humanitarian support for ???????? are extremely important today. The people of ???????? will never forget that!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
Turqia kontrollon ngushticat e Bosforit dhe atë të Dardaneleve, sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, e cila përcakton se anijet luftarake që u përkasin kombeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte të bazuara kryesisht në tonazh.