TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një paraqitje dramatike në orët e vona të natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi në një deklaratë video se rusët do të sulmojnë Kievin në orët e ardhshme.
“Kjo natë do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por mëngjesi do të vijë,” tha ai.
“Gjatë kësaj nate armiku do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë. Këtë natë ata do të nisin një sulm.
“Këtë natë ne duhet të ngulmojmë. Fati i Ukrainës po vendoset pikërisht tani”.