BOTA, 3 Tetor 2025, 21:33

VIDEO/ Kishte destinacion SHBA-të, Trump poston pamjet e shpërthimit të varkës me drogë që u nis nga Venezuela

VIDEO/ Kishte destinacion SHBA-të, Trump poston pamjet e shpërthimit

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka postuar pamjet e një aksioni të autoriteteve amerikane, të cilat bombardojnë një varkë të ngarkuar me tonelata droge në brigjet e Venezuelës.

Sipas Trump varka ishte nisur drejt territorit amerikan dhe droga që mbante në bord mund të vriste nga 25 deri në 50 mijë njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet amerikane zhvillojnë aksione të tilla pas ardhjes së administratës së Trump, i cili është zotuar për një luftë pa kompromis ndaj karteleve të drogës.