BOTA, 25 Gusht 2025, 20:20

Trump shpreh shqetësim për sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza: Nuk jam i kënaqur me këtë që ndodhi, duhet t’i japim fund kësaj

Trump shpreh shqetësim për sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza:

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me shqetësim të hapur për sulmin izraelit ndaj spitalit “Nasser” në pjesën jugore të Rripit të Gazës, i cili shkaktoi të paktën 20 viktima, mes tyre pesë gazetarë që punonin për mediat ndërkombëtare si Reuters, Associated Press dhe Al Jazeera.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se nuk kishte dijeni për sulmin:

“Nuk e dija këtë. Nuk jam i kënaqur me këtë që ndodhi. Nuk dua ta shoh këtë. Por, në të njëjtën kohë, duhet t’i japim fund këtij… këtij makthi”, tha ai.

Sulmi ka shkaktuar reagime të forta edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Gjermania ka reaguar ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe ka kërkuar një hetim të menjëhershëm.

Në një deklaratë në platformën X (ish-Twitter), Ministria e Jashtme gjermane shkruan:

“Jemi të tronditur nga vrasja e gazetarëve, punonjësve të emergjencës dhe civilëve nga sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza. Ky sulm duhet të hetohet. Izraeli duhet të lejojë menjëherë qasjen e mediave të pavarura dhe të garantojë mbrojtjen e gazetarëve në Gaza.