TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump , i cili u shfaq pozitiv për një takim të ri, iu referua marrëdhënieve të tij shumë të mira personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un .
Të hënën, në deklaratat që bëri pas nënshkrimit të dekreteve presidenciale, presidenti amerikan tha se “kam një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Un” dhe shtoi se mezi pret ta shohë përsëri.
Por ai nuk u ndal me kaq, duke thënë se e njeh tashmë shumë mirë, “më mirë se kushdo përveç motrës së tij” Kim Yo Jong.
Presidenti amerikan ishte takuar me Kim Jong Un në vitin 2018 në Singapor, por edhe në zonën e demilitarizuar midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Këto dy takime shumë të publikuara që kishin për qëllim uljen e tensionit midis dy vendeve, gjë që deri diku ndodhi.