TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar avionin e ri luksoz, “Boeing 747-8”, të dhuruar nga qeveria e Katarit, që do të përdoret për flotën presidenciale “Air Force One”, raportoi BBC.
Avioni, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, është modernizuar nga ushtria amerikane me përmirësime në siguri, komunikime dhe teknologji, dhe sipas Forcave Ajrore është kthyer në një “Shtëpi të Bardhë fluturuese”.
Sipas Pentagonit, avionit i janë bërë gjithashtu testet përfundimtare, para se të vihet në shërbim zyrtar për transportin e presidentit.
Dhurimi i avionit nga familja mbretërore e Katarit në vitin 2025, ka ngjallur debat në SHBA, me kritika për konflikt interesi dhe çështje kushtetuese, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se pranimi i tij është i ligjshëm.
Ky avion i ri do të përdoret vetëm përkohësisht, derisa kompania “Boeing” të përfundojë ndërtimin e dy avionëve të rinj presidencialë (VC-25B), të cilët janë vonuar prej kohësh.