TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sot se do të rrisë ndjeshëm tarifat doganore për produktet që importohen nga India në SHBA, duke e akuzuar këtë vend se po përfiton nga tregtia me naftë ruse.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “India jo vetëm që blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, por një pjesë të madhe të saj më pas e shet në tregun e hapur duke nxjerrë fitime të mëdha. Nuk u intereson se sa njerëz po vriten në Ukrainë nga makina ushtarake ruse.”.
“Për këtë arsye, do të rris në mënyrë të konsiderueshme tarifat që India paguan për të eksportuar drejt SHBA.”, tha ai. Trump nuk dha detaje mbi nivelin e ri të tarifave që synon të vendosë.
Javën e kaluar, ai kishte deklaruar gjithashtu se do të vendoste një tarifë 25% ndaj produkteve indiane, duke shtuar se India, e pesta ekonomi më e madhe në botë, do të përballet edhe me “një dënim shtesë”, pa dhënë sqarime të mëtejshme. Ndërkohë, dy burime nga qeveria indiane i thanë agjencisë Reuters gjatë fundjavës se India do të vazhdojë blerjet e naftës ruse, pavarësisht paralajmërimeve të Trump.