TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të reja, Darya 21 vjeçe dhe Karina 19 vjeçe, janë arrestuar nga autoritetet ruse pasi publikuan një video në rrjetet sociale, ku shfaqen duke pozuar përballë një depoje karburanti që ishte përfshirë nga flakët në qytetin Adler, Soçi.
Zjarr i madh shpërtheu në depon e karburanti në qytetin bregdetar të Soçit, në Rusinë jugore, pas një sulmi me dron nga forcat ukrainase.
Autoritetet ruse njoftuan se mbetjet e dronit të rrëzuar goditën cisternat e karburantit, duke shkaktuar flakët që përfshinë zonën.
Në video, që u bë virale, vajzat shfaqen duke pozuar me zjarri në sfond dhe me muzikë që dëgjohet në prapaskenë. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke çuar në arrestimin e të ashtuquajturës “influencere”.
Ministria e Brendshme e Soçit kishte njoftuar më herët se ishte në kërkim të të rinave, të cilat i cilësoi si “zoomers të pamatura”, dhe paralajmëroi se veprimet e tyre do të vlerësohen ligjërisht dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.
???? Two girls detained for filming video in front of burning oil depot in Adler
— NEXTA (@nexta_tv) August 3, 2025
21-year-old Darya and 19-year-old Karina came under police scrutiny after posting a video where they pose to music in front of the massive blaze. They have now been detained.
Earlier, Sochi’s… https://t.co/W5rt31XNG0 pic.twitter.com/ujVrlAjRoZ