TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një festë ditëlindjeje “street party” në qendër të Los Angeles. Sipas informacionit nga autoritetet e Los Angeles dyshohet se ngjarja lidhet me bandat që veprojnë në zonë.
Dëshmitarët raportuan se të shtënat erdhën nga një makinë e kuqe, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet dhe deri më tani nuk ka pasur arrestime të lidhura drejtpërdrejt me ngjarjen.
Oficerët e policisë së Los Angeles që patrullonin zonën nxituan në vendngjarje dhe bllokuan zonën ku po zhvillohej festa, pranë një depoje. Në festë po merrnin pjesë rreth 60 persona, të cilët u thanë autoriteteve se po festonin një ditëlindje.
Two people are dead and at least 6 injured in a mass shooting in downtown Los Angeles at an illegal warehouse party following the HARD Summer music festival at SoFi Stadium in Inglewood. pic.twitter.com/gYHp1fauGl
— Kevin Dalton (@TheKevinDalton) August 4, 2025
Një burrë 29-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje dhe një grua 52-vjeçare u dërgua në spital, ku humbi jetën, sipas autoriteteve. 29-vjeçar që humbi jetën ishte DJ dhe kishte tre fëmijë nën moshën 5 vjeç.
Dy persona të tjerë, një burrë 34-vjeçar dhe një burrë 37-vjeçar, u dërguan me urgjencë në një spital të zonës në gjendje kritike, ndërsa katër personat e tjerë që u plagosën janë jashtë rrezikut për jetën.