TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, teksa raportohet se në Pavia nëna ka mbytur foshnjën e saj, 1-vjeçare.
45-vjeçarja Elisa Roveda mbyti fëmijën e saj, e më pas ndihmën e parë e kërkoi gjyshja e të voglit. Ngjarja ndodhi fill një orë pasi bashkëshorti i saj ishte nisur për në punë. Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.
Nëna e djalit ka pranuar vrasjen e djalit të saj dhe është dërguar menjëherë në psikiatri, ku edhe raportohet se për momentin ajo është në gjendje shoku. Sapo gjendja e saj të përmirësohet, ajo do të merret në pyetje për të zbuluar shkakun e aktit makabër.