BOTA, 30 Gusht 2025, 19:08

“Tentuan t’i rrëmbenin”/ Shtatë ushtarë izraelitë plagosen në një sulm në Gaza

“Tentuan t’i rrëmbenin”/ Shtatë ushtarë

Shtatë ushtarë izraelitë janë plagosur në një sulm në Gaza.

Lajmi është bërë i ditur nga IDF (Forcat Mborjtëse të Izraelit). Ngjarja ndodhi në një zonë e cila në javët e fundit ka qenë një zonë e një aktivitet të shtuar ushtarak.
Sipas raportimeve në media bëhet me dije se Hamasi ka tentuar të rrëmbejë ushatrët izraelitë në kohën e shpërthimit.

Megjithatë të tilla pretendime janë hedhur poshtë nga IDF.

Izraeli e ka deklaruar gazën një “zonë të rrezikshme luftimi” të premten, duke ndërprerë kështu edhe lejimin e hyrjes në territor të ndihmave humanitare.

Një lëvizje e tillë pritet të shtojë situatën e vështirë me të cilën po përballet popullsia civile me mungesat në ushqime dhe barna.

Gaza është tashmë, sipas raportit të një prej organizatave të OKB, nën pushtetin e urisë. Një situatë e tillë duket se vjen si pasojë e bllokadës së ndihmave.