TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot se nuk do të lëshojnë viza hyrjeje për anëtarët e Autoritetit Palestinez dhe të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në shtator.
Ky vendim vjen në një kohë kur pritet që Franca të mbështesë njohjen e një shteti palestinez gjatë punimeve të asamblesë.
“Ministri i Jashtëm, Marco Rubio, ka anuluar dhe ka refuzuar dhënien e vizave për anëtarët e OÇP-së dhe të Autoritetit Palestinez në kuadër të përgatitjeve për Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Departamentit të Shtetit amerikan.