TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina ka shkatërruar një depo ruse eksplozivësh në rajonin e Tulës, rreth 128 kilometra në jug të Moskës, sipas një raporti të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.
Sulmi ka goditur një depo nëntokësore në uzinën kimike Alexin, ku ruheshin barut dhe materialet e tjera që përdorureshin për prodhimin e armëve të vogla, artilerisë dhe motorëve raketor.
Burime të afërta me Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, të cituara nga Kyiv Independent, kanë konfirmuar se ky sulm ka shpërthyer materialet e ruajtura në depo, duke shkaktuar një dëm të madh.
Sky News ka njoftuar se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë informacion nga fusha e betejës.