TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elon Musk ka humbur 11 miliardë dollarë një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Donald Trump. Në total, CEO i Tesla ka humbur 110 miliardë dollarë deri më tani këtë vit. Aksionet e Tesla gjithashtu ranë 5.5% të enjten.
Sipas “Bloomberg”, Musk ndër miliarderët amerikanë që u goditën më rëndë teksa u zbatuan taksat e reja të administratës Trump.
Në fakt, më shumë se gjysma e atyre që gjurmohen nga indeksi i pasurisë së “Bloomberg” u goditën nga tarifat e Tump. Më shumë se 500 njerëzit më të pasur në botë humbën së bashku 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trump.
Humbje të mëdha pësuan edhe Mark Zuckerberg i Metës dhe Jeff Bezos i Amazon.
Mark Zuckerberg – Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë të pasurisë së tij që nga zbulimi i tarifave – që është rreth 9% e pasurisë së tij. Që nga mesi i shkurtit, edhe aksionet e Metës kanë rënë me rreth 28%.
Jeff Bezos – Aksionet e Amazon ranë 9% të enjten, duke i kushtuar themeluesit të gjigantit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë në pasuri personale.