TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë valës së të nxehtit që preku Belgjikën midis 18 dhe 29 qershorit, numri i të vdekurve u rrit me 39 për qind mbi nivelet normale, duke regjistruar 1.222 vdekje më shumë gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave paraprake nga Grupi Belg i Menaxhimit të Riskut (RMG), më shumë 1.222 vdekjet e regjistruara midis 18-29 qershorit përfaqësojnë numrin më të lartë të vdekjeve të regjistruara ndonjëherë gjatë një vale të nxehti në vend.
Thuhet se më shumë se 530 nga vdekjet ishin midis njerëzve të moshës 85-vjeç e lart, ndërsa 180 vdekje u regjistruan në grupmoshën nën 65-vjeç.
Numri i vdekjeve ditore arriti nivelin e tij më të lartë në Belgjikë që nga vala e parë e pandemisë COVID-19.
Gjatë valës së të nxehtit, numri i të vdekurve u rrit me 39 për qind mbi nivelet normale.
Gjithashtu gjatë valës së të nxehtit, temperaturat e ajrit tejkaluan 30 gradë Celsius për shtatë ditë rresht, dhe temperaturat e natës ishin gjithashtu mbi normat sezonale.