TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Irani njoftoi të mërkurën se një pjesë e aseteve të ngrira prej 6 miliardë dollarësh do të përdoret për blerjen e mallrave të nevojshme, pas bisedimeve të zhvilluara në Doha.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha se gjatë takimeve me zyrtarët e Katarit u ra dakord që fondet të përdoren sipas nevojave të vendit, për furnizimin me mallra të domosdoshme.
Sipas tij, delegacionet e Iranit, Katarit dhe Pakistanit vendosën gjithashtu të krijojnë një kanal komunikimi urgjent për të ndjekur zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Islamabadit dhe Shteteve të Bashkuara.
Gharibabadi përsëriti se gjatë bisedimeve në Doha nuk ka pasur asnjë takim të drejtpërdrejtë mes delegacioneve iraniane dhe amerikane.