TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën shtatë persona u vranë në një supermarket në Buffalo,në Nju Jork, këtë të shtunë pasdite, pasi një person i armatosur që mbante një pushkë hyri në dyqan dhe hapi zjarr ndaj të pranishmëve.
Agresori hyri në tregun Tops Friendly në Jefferson Avenue pak pas orës 14:30 me orën lokale dhe qëlloi të paktën tetë persona, sipas burimeve policore.
Shtatë nga personat vdiqën në vend, ndërkohë që një tjetër u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.
NBC shkruan se personi që kreu sulmin u arrestua nga policia në vendngjarje.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se sulmuesi hyri në dyqanin ushqimor i veshur me veshje të stilit ushtarak dhe hapi zjarr në mënyrë të befasishme.
This is the scene outside Tops on Jefferson Ave. where Buffalo Police say multiple people were shot. Waiting on more details. pic.twitter.com/FhPhbFkHiO
— Marlee Tuskes (@MarleeTuskesTV) May 14, 2022
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në Twitter duke thënë se ajo po monitoron situatën dhe ka ofruar ndihmë për zbatimin e ligjit lokal.
“Unë po monitoroj nga afër të shtënat në një dyqan ushqimesh në Buffalo,” tha guvernatorja Hochul. “Ne kemi ofruar ndihmë për zyrtarët lokalë. Nëse jeni në Buffalo, ju lutemi shmangni zonën dhe ndiqni udhëzimet nga forcat e rendit dhe zyrtarët lokalë.”
Autori dyshohet se ka bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit.