BOTA, 27 Tetor 2022, 20:32

E rëndë në Itali/ 46-vjeçari futet në një qendër tregtare dhe plagos katër persona me thikë

E rëndë në Itali/ 46-vjeçari futet në një

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Milano të Italisë pranë një qendre tregtare. Katër persona janë plagosur me thikë nga një 46-vjeçar.

Sipas mediave italiane, personi i paidentifikuar ka hyrë në qendrën tregtare me thikë dhe ka sulmuar disa persona për arsye ende të paqarta.

Ai është ndaluar menjëherë nga karabinierët. Si pasojë e plagëve, katër persona janë dërguar në spital me helikopter.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.