TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga personat e goditur me thikë në një qendër tregtare në Assago, në zonën e Milanos, ka vdekur.
Sipas mediave italiane ai një punonjës i Carrefour. Ndërkohë mes të plagosurve është edhe futbollisti spanjoll i Monzas, Pablo Mari.
Autoritetet italiane përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist, duke nënvizuar se autori përballet me probleme psikologjike.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi mori një thikë nga rafti i një supermarketi dhe më pas plagosi pesë klientë. Karabinierët e arrestuan dhe e çuan në burgjet e Milanos.