TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Kryeministrit Boris Johnson i janë lëkundur pozitat seriozisht, pas dorëheqjeve të befta të dy anëtarëve shumë të rëndësishëm të kabinetit, ish ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid dhe ish Kancelari Rishi Sunak.
Të dy e shpjegonin dorëheqjen me humbjen e besimit te lidershipi.
Një sondazh i parakohshëm i YouGov, sugjeron se 69% e britanikëve mendojnë se Johnson duhet të japë dorëheqjen nga detyra e kryeministrit.
Ndërkohë, 54% e votuesve të Johnson në vitin 2019, duan që ai tashmë të dorëhiqet.
Kryeministri arriti ti mbijetojë një mocioni mosbesimi nga partia e tij pak kohë më parë, por me dorëheqjen e dy ministrave, duket se gjërat po vështirësohen.
SNAP POLL: Most Tory voters - and two thirds of Britons - say Boris Johnson should resign as PM
— YouGov (@YouGov) July 5, 2022
All Britons: Resign 69% / Remain 18%
2019 Con voters: Resign 54% / Remain 33%
First time more Tory voters want the PM to go than stayhttps://t.co/EdF2u3hW1Z pic.twitter.com/CYDcJPZRiU