TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Amerikës, Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë shtrënguar duart para kamerave.
Gjatë fjalës së tij, Biden foli për rëndësinë e shmangies së “konfliktit” midis SHBA-së dhe Kinës.
Biden tha se ai ishte i përkushtuar për të mbajtur të hapur linjën e komunikimit mes tyre në mënyrë që të dy vendet të “punonin së bashku për çështjet urgjente globale, duke përfshirë ndryshimin e klimës dhe pasigurinë”.
“Bota pret që të dy kombet të punojnë në partneritet”, shtoi Biden.
Gjatë takimit në tryezë, mësohet se Xi i tha Biden: “Zoti President, ndihem mirë që ju shoh. Hera e fundit që u takuam ishte në Davos, më shumë se pesë vjet më parë. Që kur ju morët presidencën, ne kemi mbajtur kontakte online. Por asgjë nuk mund të zëvendësojë takim ballë për ballë. Dhe sot kemi këtë takim kokë më kokë.
Kemi fituar përvojë, por edhe mësime. Historia është teksti më i mirë shkollor ndaj duhet ta marrim historinë si pasqyrë.
Ne duhet të gjejmë drejtimin e duhur për marrëdhëniet dypalëshe për të ecur përpara dhe për të ngritur marrëdhëniet.”