BOTA, 31 Janar 2023, 15:48

Shpëton mrekullisht 5-vjeçarja, shoferi i dehur përplaset me motoçikletën dhe hyn me makinë në dyqan (VIDEO)

Shpëton mrekullisht 5-vjeçarja, shoferi i dehur përplaset me

Një aksident i rëndë fatmirësisht nuk u kthye në tragjedi. Ngjarja ndodhi në Brazil ku një makinë me shpejtësi përplasi një motoçikletë dhe mori me vete një vajzë 5-vjeçare duke thyer xhamin e një biznesi. Shoferi i makinës, sipas autoriteteve, ishte në gjendje të dehur.

Videoja e kamerës së sigurisë, ka kapur momentin kur makina fillimisht ka përplasur një motoçikletë dhe në pas ka “rrëmbyer” 5-vjeçaren.

Vajza e vogël në momentin e aksidentit ishte duke luajtur pas një vazoje me lule kur makina doli jashtë kontrollit dhe e goditi duke e futur brenda biznesit.

Ndonëse xhami i biznesit u thye, vajza e cila ka rënë në një sedilje shihet në këmbë menjëherë pasi është tërhequr nga një burrë që i kishte shmangur makinës me shoferin e dehur në momentet e fundit.

Policia njofton se vajza e mitur nuk ka mbetur e lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.