BOTA, 30 Janar 2023, 21:11

Sulm me thikë në metronë pranë zyrave të BE në Bruksel

Sulm me thikë në metronë pranë zyrave të BE në

Të paktën një person është plagosur pas një sulmi me thikë në metronë e Brukselit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë stacionit Schumann, ku janë vendosur institucionet e BE-së. Në vendngjarje kanë mbërritur makina të ndihmës së shpejtë së bashku me disa policë të cilët kanë rrethuar menjëherë zonën. Mediat shkruajnë se sulmuesi u arrestua.

Policia federale ka konfirmuar se “një person është plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar”. Një dëshmitar i cituar nga La Libre Belgique tregoi ngjarjen.

“Gruaja ime pa një burrë të armatosur me thikë në trenin e metrosë që po shkonte drejt qendrës së qytetit” – rrëfeu ai. Sipas një dëshmitari tjetër, i dyshuari më pas ka tentuar të vazhdojë sulmin duke vrapuar brenda stacionit dhe duke tentuar të sulmojë një grua me karrocë. 

Sulm me thikë në metronë pranë zyrave të BE në

Sulm me thikë në metronë pranë zyrave të BE në

Sulm me thikë në metronë pranë zyrave të BE në

Sulm me thikë në metronë pranë zyrave të BE në