BOTA, 2 Korrik 2023, 18:33

“Shpërthim” pranë aeroportit ushtarak rus, publikohen pamjet

“Shpërthim” pranë aeroportit ushtarak rus, publikohen

Një “shpërthim i fuqishëm” është raportuar pranë një aeroporti ushtarak në Rusinë jugore, sipas pretendimeve në mediat ruse.

Sipas mediave të huaja, ka qenë një kanal në Telegram që ka thënë se shpërthimi i supozuar ndodhi në qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Ai pretendoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një raketë të drejtuar për në zonë. Sipas kreut të rajonit Krasnodar, nuk ka të lënduar apo dëme të shkaktuara.