TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gruaja e kryebashkiakut të Haÿ-les-Roses në periferi të Parisit ka thyerje këmbe, një “lëndim mjaft i rëndë”, thonë autoritetet pas sulmit të protestuesve ndaj shtëpisë së zyrtarit.
Prokurori i Créteil nuk dha një informacion mbi gjendjen e dy fëmijëve të çiftit, pesë dhe shtatë vjeç.
Melanie Nowak u largua nga shtëpia me fëmijët pasi rebelët u përplasën përmes portës dhe i vunë flakën makinës në një sulm që kryebashkiaku Vincent Jeanbrun tha se kishte për qëllim t’i vinte zjarrin vetë shtëpinë.
Teksa ajo iku me fëmijët e saj, sulmuesit qëlluan me raketa fishekzjarrë mbi ta.
Makina e përdorur në sulmin në shtëpinë e kryebashkiakut Hay-les-Roses kishte për qëllim të digjte shtëpinë, thanë prokurorët.
Por automjeti u ndal nga një mur i ulët, tha prokurori Stéphane Hardouin. Është goditur vetëm porta e hyrjes si dhe vetura e familjes, shtoi ai.
Policia ka gjetur karburant në një shishe Coca-Cola, tha prokurori në një konferencë të shkurtër për shtyp.