TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përkundër pritshmërive për ndikimin që do të kishte konflikti Izrael-Hamas në tregjet botërore, çmimi i arrit të zi ka shënuar këtë javë një rënie të ndjeshme.
Për herë të parë pas disa muajsh çmimi i arit të zi të papërpunuar në bursën e Teksasit ka arritur në nivelin e 75 Dollarëve në fuçi. Krahasuar kjo me vetëm 3 ditë më parë, çmimi në këtë bursë ka rënë me afro 5 Dollarë.
Të njëjtin trend ka ndjekur shitja e naftës edhe në bursën e Londrës, ku çmimi përherë të parë pas shumë kohësh ka rënë deri në 80 Dollarë. Ekspertët vlerësojnë se kjo ka ardhur si pasojë e dy faktorëve.
I pari ka të bëjë me rritjen e eksporteve nga OPEC-u, gjë që ka rritur presion mbi çmimet pasi ka sjellë një ofertë të bollshme në tregje. Një tjetër faktor është edhe ai i ekonomisë kineze, e cila ka ulur normat e përpunimit të naftës dhe kërkesës për të.