TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Donald Trump është pyetur nëse homologu rus Vladimir Putin po luan me kohën duke propozuar një tjetër samit ballë për ballë me udhëheqësin e SHBA-së.
Sipas mediave të huaja, një takim i tillë ka të ngjarë të shtyjë vendimin e Trump nëse do ta lejojë Ukrainën të përdorë raketat Tomahawk në luftë.
Volodymyr Zelenskyy tha dje se Rusia po “nxitonte të rifillonte dialogun ndërsa dëgjonte për Tomahawkët”.
I pyetur nëse Putini po e luante këtë kartë për të fituar kohë, Trump përgjigjet: “Është e mundur. Më kanë manipuluar gjithë jetën më të mirët prej tyre.”
"Por unë jam mjaft i mirë në këto gjëra nëse ai dëshiron të bëjë një marrëveshje", tha më tej Trump.