BOTA, 23 Shtator 2023, 15:02

Shpërthim i fuqishëm në Tajvan, 6 të vdekur

Shpërthim i fuqishëm në Tajvan, 6 të vdekur

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një fabrikë topash golfi në Tajvan, ku pas një zjarri kanë humbur jetën 6 persona.

Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën. Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës. Ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, ndërsa tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrfikëses në Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël.