BOTA, 21 Shtator 2023, 18:15

Kaos! Humbi fluturimin e tij, pasagjeri sulmon stafin e aeroportit dhe kërcënon me vetëvrasje (Video)

Kaos! Humbi fluturimin e tij, pasagjeri sulmon stafin e aeroportit dhe

Kaos në aeroportin e Palma de Mallorca. Një pasagjer i Ryanair sulmoi stafin dhe theu orenditë dhe një kompjuter, pasi humbi fluturimin e tij. Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë burrin e zhveshur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, duke hedhur një kosh në një mur përpara se të bënte gjeste të tjera ndaj stafit të Ryanair që fshiheshin pas një dere xhami.

Pasagjeri thuhet se filloi të bërtiste në drejtim të stafit në orën 5:43 të mëngjesit pasi humbi fluturimin për në Gran Canaria. Pak më parë ai dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një anëtar të stafit të Ryanair.

Stafi i Ryanair në panik bëri thirrje për ndihmë dhe gjashtë roje sigurie mbërritën në skenën kaotike për të gjetur burrin që ende gjuante objektet në mure dhe bërtiste. Pjesët e thyera të orendive u panë të shpërndara nëpër dysheme. Burri thuhet se më pas ka hyrë në banjën e grave ku ka thyer pasqyrën dhe ka kërcënuar se do të vriste veten. Tashmë ai ndodhet në polici.